Një ngjarje e rëndë mes dy shqiptarëve është shënuar në ishullin Kos të Greqisë, nga e cila mbetën të dy të plagosur.

Sipas mediave greke, një 42 vjeçar me origjinë shqiptare ka sulmuar bashkardhetarin e tij 35 vjeç, me pushkë deti, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Nga ana tjetër, 35 vjeçari e ka goditur 42 vjeçarin në kokë duke e plagosur më rëndë.

Të dy u dërguan në spitalin e ishullit ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.

Të huajt e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe armën e gjetur në vendin e sherrit./GazetaShqiptare