Prej vitit 1916 e deri më 1920-ën, Korça qeverisej si Republikë Autonome dhe administrohej prej nëpunësve vendas nën mbrojtjen e autoriteteve ushtarake franceze. Administrata e re shqiptare që u vendos në krye të krahinës autonome i kushtoi kujdes të veçantë çështjeve që lidheshin me arsimin.

Kështu, më 25 tetor 1917 me vendim të qeverisë së Republikës Autonome të Korçës, u çel Liceu Francez.

Rrugëtimi i këtij institucioni të arsimit të mesëm u shoqërua me barriera të shumta që vinin si pasojë e Luftës së Parë Botërore. Megjithatë Liceu Francez i Korçës arriti të kapërcejë pengesat dhe të luajë një rol të rëndësishëm në arsmimin e të rinjve të ardhur nga mbarë vendi. Në vitin 1921 u emërtua si “Liceu Kombëtar i Korçës”. Veprimtaria e tij do të shtrihej përgjatë periudhës së parapushtimit italian, deri në vitin 1939./ata