Oficerë të policisë dhe prokurorë morën pjesë dje në takimin e radhës të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, për hetimin dhe ndjekjen penale të trafikimit të personave, në Vlorë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran.

Takime të kësaj natyre janë zhvilluar edhe në Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Kukës dhe do të përmbyllen në Durrës, më 30 tetor.

Seria e takimeve është pjesë e mbështetjes së vijueshme të Prezencës së OSBE-së për institucionet shqiptare për të luftuar trafikimin e personave dhe për të mbrojtur individët nga shfrytëzimi.

Takimet organizohen në kornizën e projektit të Prezencës së OSBE-së të financuar nga Norvegjia, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Irlanda./ata