Komisioni Evropian (KE) është i gatshëm të ndajë 110 milionë euro shtesë në vitin 2023 për problemet që lidhen me migracionin. Kështu thuhet në një letër të dërguar nga Ursula von der Leyen drejt krerëve të shteteve dhe vendeve të BE-së. Kjo vjen pak para samitit që do të mbahet në Bruksel më 23-24 mars.
Media italiane ‘Ansa’ thotë se kjo masë mbështetëse prej 200 milionë eurosh adreson çështje kyçe si pritja e të miturve të pashoqëruar, rritja e kapaciteteve pranë kufijve të jashtëm dhe plotësimi i nevojave të shteteve anëtare specifike.
Në samit do të diskutohet edhe nevoja urgjente të Ukrainës për më shumë armë dhe municione në Ukrainë dhe liderët e BE-së do të punojnë mbi një propozim të Përfaqësuesit të Lartë Borrell për t'i ofruar ndihmë Kievit.