Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj.

Vendimi është marrë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimit të bashkisë së Tiranës./ata