Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bën të ditur se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2024 kapën vlerën 18.2miliardë lekëve, shifër kjo që rezulton 7.36% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ndërsa dëmet e paguara arritën në rreth 6.1 miliardë lekë, ose 25.71% më shumë se në periudhën janar – shtator 2023.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91.92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.05% dhe risigurimi me 0.039%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.61% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.39% të totalit të tregut. /ata