Sistemi bankar disbursoi në vlerë totale 27.7 milionë euro kredi për biznesin gjatë muajit gusht të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në monedhën europiane për këtë periudhë u rrit me 84%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipërmarrjet dominojnë portofolin e kredisë së sistemit bankar, me rreth 53% të vlerës totale. Ndërkohë, huadhënia është orientuar drejt sektorit të pasurive të paluajtshme në vlerën e rreth 15 milionë eurove.

Sipas  BSH-së, trendi në rritje i kredisë në euro i adresohet rënies së normës së interesit, që tashmë është në nivelin 3.4% nga 4.5% që ishte në muajin qershor 2024./ata