Ushtria izraelite ka njoftuar se pesë ushtarë të tjerë janë vrarë në betejat në Libanin jugor.

Në një deklaratë zyrtare, ushtria i identifikoi ushtarët e vrarë si Major (Rez.) Dan Maori, Kapiten (Rez.) Alon Safrai, Oficer (Rez.) Omri Lotan, Oficer (Rez.) Guy Idan dhe Master Rreshter (Rez.) Tom Segal.

Ushtria izraelite vuri në dukje se numri i përgjithshëm i ushtarëve të vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, tani ka arritur në 762.

Izraeli ka zhvilluar një fushatë të madhe ajrore në Liban që nga muaji i kaluar kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, përshkallëzim ky i luftës ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.

Izraeli e zgjeroi konfliktin këtë vit duke nisur një inkursion në Libanin jugor më 1 tetor./aa