Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres u takua me presidentin rus Vladimir Putin.

Lidhur me këtë takim është bërë një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i OKB-së, në të cilën thuhet se Guterres ka përsëritur qëndrimin e tij për Ukrainën gjatë takimit dypalësh që u mbajt në margjinat e Takimit të Zgjeruar të Udhëheqësve të BRICS+ në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit të Federatës Ruse.

Në deklaratë thuhet se Sekretari i Përgjithshëm ka deklaruar se pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka shkelur Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar.

Guterres ka thënë se liria e lundrimit në Detin e Zi është e një rëndësie kritike dhe ka shtuar se ai mbështet fuqishëm negociatat në kuadër të kësaj dhe paraqet falënderimet e tij për Türkiyen".

Guterres dhe Putin diskutuan edhe për situatën në Lindjen e Mesme, çështjet e sigurimit të armëpushimit në Gaza dhe Liban dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve rajonale./aa