Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në disa qytete në jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencës (IGJEUM), epiqendra ishte në Kuman të Fierit.

Sipas IGJEUM tërmeti ishte me magnitudë 4 të shkallës Rihter dhe thellësi 5 km.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se “epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.”/ata