Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbajtur në protestën te banesa e tij, denoncoi Erion Veliajn,  pasi sipas tij, kryebashkiaku po përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për dosjen 5D.

Po ashtu, Beirsha i bëri thirrje ish-ministrit Lefter Koka që të tregojë të vërtetën e arrestimit të tij në lidhje me inceneratorët. “Ngrihu në lartësinë e guximit njerëzor dhe përplasua në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën”, u shpreh ai.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen aksionit të radhës opozitar. “Miqtë e mi, data 29 shënon betejën tjetër tmerruese të opozitës. Është rradha jonë! Ndaj dhe thirrja ime është për çdo demokrate e demokrat, për çdo opozitare dhe opozitar, me 29 tetor, Shqipëria e opozitës, Shqipëria e fitores, Shqipëria e tmerrit të sundimit diktatorial të Enver Hoxhës, e tmerrit të hajdutëve”./ata