Forcat e armatosura të Koresë së Veriut lëshuan raketa lundrimi mëngjesin e sotëm, duke rritur më tej tensionet në Gadishullin Korean.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut kishte testuar lëshimin e raketave lundruese nga rajoni Hamhung në verilindje të vendit.

 

Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se lëshimi i raketës ndodhi një ditë para përfundimit të stërvitjes të përbashkët ushtarake 11-ditore midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së./AA