Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një 28- vjeçar, në Shijak pasi u konfliktua me dy persona për motive të dobëta dhe i kanosi me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, ku autori një 28- vjeçar me inicialet F. C, banues në Shijak, ka kërcënuar, një 29-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Gjatë veprimeve Policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën autori e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ai u largua nga vendi i ngjarjes.

“Po nga hetimet rrezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar. Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë”, njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Shqiptarja