Postriba ka përkujtuar sot 78-vjetorin e lëvizjes së famshme antikomuniste. Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci ka vendosur gjithashtu një kurorë me lule.

Banorët i kanë thënë Becit që të largohet, por kreu i Bashkisë Shkodër ka thënë se ka qenë aty për t’i respektuar. ‘Ikni komunistë! Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën në burg! Unë nuk e dua respektin tuaj! Po na merrni në qafë!’- tha banori.

“Shqiptar jam dhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve”, ka qenë përgjigja e Becit.

“E kanë kapur atë djalin dhe e çojnë në burg. Hajde se mendohet se bën rrëmujë!’- u shpreh një banor, duke ju referuar një qytetari që sipas tij ishte shoqëruar për të mos shkaktuar trazira sot.

‘30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë! Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona! Të lirohet ai djali.’’- u shpreh një tjetër banor. ‘Njerëz të poshtër! Poshtërsi na bëni ju!’- tha një banor.

Në mënyrë demonstrative, një nga qytetarët ka hequr kurorat me lule të vendosura më parë nga Beci. Pas këtij veprimi, policia ka arrestuar qytetarin Besim Shaba, që hoqi kurorat e kryetarit të Bashkisë./BalkanWeb