Një grup prej 8 të burgosurish, po planifikonin arratisjen përmes gërmimit të një tuneli prej 40 metrash, të bërë në burgun e Idriozovës në Shkup.

 

Arratisja u parandalua nga organet e sigurisë në vend, të cilët sapo kanë zbuluar planin kanë reaguar menjëherë duke mos lejuar asnjërin prej të burgosurve të arratisej përmes këtij tuneli.

 

“Pas marrjes së njohurive kriminalistike, se një grup prej së paku prej 8 të burgosurve të cilët janë të dënuar për vepra penale serioze me dënime prej 10 vjet deri në burg të përjetshëm, kanë përgatitur arratisje nga burgu, duke gërmuar tunel, MPB ka zbatuar aktivitete penale operative për kontroll të informatave pas çka të njëjtat i ka ndarë me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve”, tha Toni Angellovski nga MPB.

 

Kryeministri Dimitar Kovaeçvski tha se gjithçka që është e nevojshme është ndërmarë për këtë rast, e ndërsa drejtori i burgut, Shpend Tahiri është shkarkuar nga detyra dhe në vendin e tij është emëruar gjeneral-majori, Zoran Jovanovski.

 

Kujojmë që në muajt e fundit janë regjistruar edhe të tjera arratisje spektakolare nga burgjet e vendit.