Rreth 2100 tonelata mbetjesh industriale pritet të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.

Mbetjet dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, shkruan organizata joqeveritare amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit.

Shqipëria është vendi i tyre i origjinës dhe pritet të vijnë Shqipëri më 27 tetor nëpërmjet portit italian të Gioia Tauro, pasi kanë lundruar deri në Singapor në rrugën e tyre drejt Tajlandës.

Rrjeti thekson se kthimi i planifikuar mund të shënojë fundin e muajve të intrigave dramatike pasi grupi që mori një informacion nga një sinjalizues, paralajmëroi Shqipërinë, disa vende transiti dhe Tajlandën për dërgesën masive të asaj që besohet se është lëndë helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Kontejnerët janë në portin e vogël Asyaport në Turqi, në pritje të mbërritjes së anijes turke të kontejnerëve Burak Bayraktar, e cila pritet të transportojë të 102 kontejnerët në fjalë nëpërmjet portit Gioia Tauro në Itali për në Durrës.

Kontejnerët u transportuan në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk. Ndërsa dy anijet lundronin drejt Azisë Juglindore, grupi BAN dhe partnerët e tij dhanë alarmin dhe punuan pa pushim për t’i ndalur anijet nga vendet transit dhe të refuzoheshin nga Tajlanda.

Gjatë rrugës, të dyja anijet u “zhdukën” nga radarët. Maersku më në fund pranoi t’i kthente kontejnerët në Durrës, pasi ata mbërritën në Singapor./EuroNews