Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar efektivin e policisë B.S, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Sipas AMP-së, punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj”, ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.

Ndaj efektivit B.S, gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”./ata