Piloti spanjoll i Ferrarit, Carlos Sainz fitoi Çmimin e Madh të Meksikës në Formula 1.

Gara që u mbajt në pistën "Hermanos Rodriguez" e gjatë 4.3 kilometra në kryeqytetin Meksiko, u zhvilluar në 71 xhiro.

Pas Sainz i cili e fitoi garën, u renditën britaniku Lando Norris dhe piloti nga Monaco, Charles Leclerc.

Verstappen ka shtatë fitore këtë sezon, dhe rivali i tij për titull, Norris dhe Leclerc nga tre gara.

Oscar Piastri (McLaren), Carlos Sainz (Ferrari) dhe Lewis Hamilton (Mercedes) fituan nga dy gara, ndërsa George Russell (Mercedes) një.

Gara e 21-të e sezonit do të mbahet më 3 nëntor në Brazil.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

 

- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 362

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 315

3. Charles Leclerc (Monaco): 291

4. Oscar Piastri (Australi): 251

5. Carlos Sainz (Spanjë): 240

 

- Ekipet

1. McLaren: 566

2. Ferrari: 537

3. Red Bull: 512

4. Mercedes: 366

5. Aston Martin: 86

/aa