Manchester United njoftoi largimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë, duke i dhënë fund mandatit të tij pas 30 muajsh.

"Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen", thuhet në një deklaratë me shkrim të klubit.

Ruud van Nistelrooy, ish-sulmuesi i klubit Manchester United, do të marrë postin e trajnerit të përkohshëm, i mbështetur nga stafi ekzistues i trajnerëve, teksa gjiganti i Premier Ligës angleze kërkon një zëvendësues të përhershëm.

Erik ten Hag u emërua në prill 2022 dhe udhëhoqi klubin drejt dy trofeve vendase, duke fituar Kupën Carabao në 2023 dhe Kupën FA në 2024.

Ten Hag, një menaxher holandez me përvojë paraprake në Ajax të Holandës, u angazhua për të stabilizuar klubin Manchester United pas një periudhe të trazuar.

Fillimisht i angazhuar deri në vitin 2025 me opsion për zgjatje të marrëveshjes, shkarkimi i tij vjen mes presionit në rritje nga paraqitjet jokonsistente.

Manchester United aktualisht ndodhet në pozitën e 14-të të Premier Ligës angleze me vetëm 11 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjeve, një rezultat që sigurisht nuk kënaq pritjet e tifozëve. Dje, Manchester United pësoi disfatë nga klubi West Ham me rezultat 2-1./aa