Ministri armen i Financave, Vahe Hovhannisyan tha se 55.8 për qind e shpenzimeve shtetërore të investimeve të Armenisë në vitin 2025 do të drejtohen në sektorin e mbrojtjes, që korrespondon me një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2024.

Ministri Hovhannisyan dha deklaratë në lidhje me projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2025 gjatë diskutimeve për buxhetin e mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Armenisë.

Ai vuri në dukje se një rritje prej 20 për qind në shpenzimet e mbrojtjes parashikohet për vitin e ardhshëm në krahasim me vitin 2024.

Armenia rriti shpenzimet e saj të mbrojtjes me 81 për qind në buxhetin e vitit 2024 krahasuar me vitin 2020./aa