Artikujt nga arkivat e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, duke përfshirë tekste të shkruara me dorë dhe një këmishë të personalizuar bowling, po dalin në ankand nga Sotheby's, si pjesë e ankandit të saj përurues të kulturës popullore.

Artikujt e Winehouse po nxirren në ankand nga këngëtari Tyler James, i cili ishte një nga miqtë e saj më të mirë. Tekstet e shkruara me dorë përfshijnë Cherry, një këngë e fshehur nga albumi i saj debutues Frank, dhe tekste të këngëve të papublikuara Like Smoke dhe Knights Before.

Objektet personale të Amy Winehouse dalin në ankand, ndër to edhe

Bluza e kuqe e cila ka dalë në ankand

“Ndarja e këtyre artikujve me fansat e Amy është fillimi i një udhëtimi të ri për mua dhe një kapitull i ri i jetës sime në dëshirën për të ndihmuar të tjerët dhe për të dhuruar diçka”, tha Tyler James në një deklaratë. "Unë e di se Amy do ta mbështeste këtë nismë me gjithë zemër."

Bluza e kuqe u pa e veshur nga Winehouse pas një nate në Camden në vitin 2008, dhe është e qëndisur me "Amy Civil", duke iu referuar marteses së saj 2007 - 2009 me Blake Fielder-Civil. Artikujt janë duke u shitur në ankandin e parë të kulturës pop Sotheby, ku shitja në internet do të fillojë nga e enjtja (29 gusht).

Do të ketë një ekspozitë shoqëruese në galeritë e Sotheby's New Bond Street, në Londër, nga 9 deri më 12 shtator./Dosja