Të rinjtë me një qasje në karrierën ushtarake dhe që duan të investojnë në një arsim cilësor kanë tashmë një mundësi të re shkollimi. Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije faktin se tri shkolla amerikane kanë hapur dyert për të rinjtë shqiptarë.
“Investimi në kapitalin njerëzor nis nga shkollimi dhe specializimi e trajnimi në institucione të rëndësishme e me peshë në arenën ndërkombëtare. Të tilla janë shkollat amerikane që hapin dyert për të rinjtë shqiptarë. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Mbrojtjes ofron tri bursa të plota studimi në disa nga institucionet më prestigjioze ushtarake në botë: Akademia Ushtarake e Detarisë; Akademia e Forcave Ajrore të SHBA; Akademia West Point. Mundësi e shkëlqyer për arsimim cilësor, ndërsa karriera e sigurt në Forcat e Armatosura është një mundësi e vërtetë për të rinjtë dhe të rejat me ambicie.
Afati i aplikimeve: 6 nëntor 2024.
Për të aplikuar, klikoni në: mod.gov.al (https://www.mod.gov.al/…/6768-rekrutohen-kandidate-per…) /ata