Brakiterapia në Onkologjik është vënë në funksion, ndërsa ka nisur trajtimi për pacientët.
Prej disa ditësh në Njësinë e Radioterapisë në QSUT, eksperti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Daniel Latorre, ka kryer te gjitha testimet e nevojshme për nisjen e trajtimit përmes Brakiterapisë për pacientët me tumore gjinekologjike.
“Eksperti pas testimeve ka garantuar ambientin e sigurtë për kryerjen e këtij trajtimi, konform të gjitha praktikave dhe rregullave të sigurisë dhe për rrjedhojë ka nisur edhe trajtimi për pacientët’, bënë me dije Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë./Shqiptarja