Valsi i panjohur u zbulua në kasafortën e Muzeut Morgan në Nju Jork. Dorëshkrimi i rrallë – që daton në vitet 1830 dhe 1835 – u zbulua nga kuratori Robinson McClellan ishte duke kataloguar koleksione të reja. Për t`u bindur për rezultatin, McClellan bashkëpunoi me një ekspert të njohur të fushës. Edhe pse valsi nuk është nënshkruar nga Chopin, shkrimi i dorës përfshin mënyrën tepër të veçantë të tij sesi hidhte në letër çelësin e basit. Valsi ka gabime të vogla në ritëm dhe shënim, por McClellan është i sigurt se ai është krijuar nga vetë Chopin.“Ajo për të cilën jemi më të sigurtë është se është shkruar nga Chopeni vetë, se është vërtet shkrimi i tij”, tha McClellan për Neëshour të BBC-së.
“Ndihem rreth 98% i sigurt, dhe shumë njerëz që e kanë dëgjuar tashmë janë të bindur se kjo tingëllon si Chopin,” shtoi ai. Chopin, i cili shkroi kryesisht repertor pianistik, vdiq në moshën 39-vjeçare në Francë në vitin 1849.
Ai ishte i përndjekur nga halucinacione gjatë jetës së tij të shkurtër dhe studiuesit spanjollë besojnë se ndoshta kishte epilepsi./ata