Teri Garr është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare pas një beteje të gjatë me sklerozën e shumëfishtë.

Aktorja e cila u dashurua nga publiku për rolin e saj të shkurtër si nëna “Phoebe” në serialin ikonik “Friends” u nda nga jeta të martën pas komplikimeve nga sëmundja e saj.

Vdekja e saj, në fakt, pothuajse përkon me përvjetorin e vdekjes së Matthew Perry , i cili luajti “Chandler Bing” në të njëjtin serial. Aktori u gjet i vdekur në vaskën e tij të nxehtë më 28 tetor 2023, pasi kishte përdorur ketaminë.

Garr u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2002. Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga të dashurit e saj në shtëpinë e saj në Los Angeles, tha zëdhënësja e saj Heidi Schaefer.

Karriera e Terri Garr filloi në 1974 me interpretimin e saj si Inga në filmin Young Frankenstein, ku ajo luajti bashkë me Gene Wilder dhe u bë një yll ndërkombëtar./Tema