Franca ka dënuar sulmin e Izraelit në rajonin Beit Lahiya në veri të Rripit të Gazës, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 personave.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës thuhet se rreth 100 persona, mes tyre fëmijë dhe gra, humbën jetën si pasojë e sulmit të djeshëm të Izraelit në një ndërtesë në Beit Lahiya.
Franca dënon këtë sulm të Izraelit dhe sulmet e fundit ndaj spitaleve me pacientë.
Në deklaratë bëhet thirrje që të "hiqet bllokada e vendosur në veri të Gazës sa më shpejt të jetë e mundur". Franca kërkon rihapjen e të gjitha pikave të kalimit në Rripin e Gazës dhe dërgimin e papenguar të ndihmave humanitare në rajon.
"Franca përsërit thirrjen e saj për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Vuajtjet e popullit të Gazës duhet të marrin fund. Të burgosurit duhet të lirohen", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në "5 masakrat" e kryera nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës në 24 orët e fundit janë vrarë 102 palestinezë ndërsa 287 të tjerë janë plagosur./aa