Rusia ka bërë të ditur se ministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Choe Sun-hui, ka mbërritur në Moskë për të mbajtur “konsultime strategjike” me homologun e tij rus, Sergey Lavrov.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, tha se takimi u organizua si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë samitit midis Rusisë dhe Koresë së Veriut në Phenian në muajin qershor.
“Më 30 tetor, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Popullore Demokratike të Koresë, Choe Son-hui, mbërriti në Moskë për një vizitë zyrtare për konsultime strategjike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergey Lavrov. Ne do të japim detaje të mëtejshme për orarin e takimit”, tha Zakharova.
Vizita e ministrit koreano-verior vjen mes spekulimeve intensive mediatike mbi përfshirjen e mundshme të ushtarëve të Koresë së Veriut në konfliktin në Ukrainë.
I pyetur për këtë në një konferencë për media në Kazan të Rusisë në m24 tetor, presidenti rus, Vladimir Putin, as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi praninë ushtarake të Koresë së Veriut në Rusi.
Putin tha se Moska dhe Pheaniani kanë nënshkruar një traktat mbi Partneritetin Strategjik në bazë të nenit 4, me premtime të ndërsjella për ndihmë ushtarake./aa