Cilësia e ajrit arriti në nivel "të rëndë" në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.

Nga përkeqësimi i cilësisë së ajrit janë prekur edhe bagëtitë e rajonit përreth.

Automjetet për pastrimin e ajrit të qytetit spërkatën ujë në ajër për të reduktuar kushtet me mjegull.

Ndërkaq edhe sipërfaqja e lumit Yamuna u mbulua me shkumë.

Ajri i ndotur ndikon seriozisht njerëzit e shëndetshëm dhe ata me sëmundje ekzistuese.

Ndotja e ajrit në Indi arrin kulmin gjatë periudhës kur ftohet moti për shkak të tymit nga zjarret bujqësore. Tymi përzihet me emetimet e automjeteve dhe pluhurin e ndërtimeve.

India zakonisht kryeson listën e vendeve me cilësinë më të dobët të ajrit në botë./aa