Tre liderët e shtetit të Kosovës, së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, njofton KosovaPress.

Osmani, Konjufca e Kurti janë përkulur pranë varreve të familjes Jashari të cilët u vranë më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se familja Jashari personifikon sakrificën më të lartë njerëzore në histori.

Edhe kryeministri Albin Kurti tha se secili duhet të vijë në këtë vend që të mos harrohet e kaluara.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se sakrifica e Jasharëve përbën ngjarjet më të rëndësishme të kombit.

Datat 5, 6 dhe 7 mars njihen si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u vranë 59 anëtarë të familjes Jashari pas rezistencës treditore./ata