Një fluturim i British Airways nga Londra në SHBA pati një vonesë prej dy orësh pas një zënke "të jashtëzakonshme" midis dy pasagjereve për shkak të një kapele "Make America Great Again", ose MAGA.

Përleshja ndodhi të shtunën teksa dy gratë, të moshës 40 dhe 60 vjeç, hipën në fluturimin BA191 në terminalin 5 që ishte nisur për në Austin, Teksas, njoftoi gazeta "Guardian".

Dëshmitarët thanë se një grua u ndje e ofenduar për kapelën MAGA që mbante pasagjerja tjetër dhe kërkoi që ajo të hiqte kapelën. MAGA është një simbol i lidhur me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

Zënka, në dukje e vogël, u përshkallëzua shpejt, duke çuar në një përleshje fizike mes grave, të cilat të dyja kishin bileta ekonomike premium për fluturimin transatlantik.

Ekuipazhi i kabinës së British Airways dhe personeli tokësor u përgjigjën me shpejtësi për të qetësuar situatën.

Zënka u intensifikua dhe supozohet se kaloi në goditje grushte dhe kapiteni i avionit kërkoi ndihmën e policisë.

Oficerët mbërritën dhe i nxorën të dy pasagjerët nga avioni, pas çka avioni u nis me afërsisht dy orë vonesë.

Një zëdhënës i British Airways shprehu keqardhjen për shqetësimin./aa