Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Gaza dhe Liban me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, duke u fokusuar në përpjekjet për de-përshkallëzimin në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit njoftoi se gjatë një bisede telefonike, të dy zyrtarët shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe hulumtuan mënyra për të forcuar dhe përmirësuar bashkëpunimin.

Ata gjithashtu shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në Gaza dhe Liban, së bashku me masat e mundshme për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar për shkak të ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila që nga tetori i vitit të kaluar ka vrarë të paktën 43 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë.

Konflikti u përhap në Liban me Izraelin që nisi sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin, që atëherë duke vrarë mbi 2.800 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 12.900 të tjerë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se rajoni i Lindjes së Mesme ishte në prag të një lufte rajonale mes sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza dhe Liban, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor./aa