Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin çek, Petr Pavel, takim për të cilin Osmani tha se ishte takimi i parë bilateral në nivel presidentësh.

 

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka shkruar se temë e takimit ishte forcimi i partneritetit mes të dyja vendeve.

 

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh. Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani. /KosovaPress/