Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE- Shqipëri të Parlamentit Evropian, të cilët ndodhen në Tiranë, për zhvillimin e mbledhjes së 18-të të këtij Komiteti.

Kryetari i Komitetit, Marco Tarquinio, e informoi kryeparlamentaren Spiropali mbi ecurinë e mbledhjes së Komitetit dhe diskutimet me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë.

Spiropali vuri në dukje angazhimin e Kuvendit për të garantuar legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të procesit të anëtarësimit në BE, si një proces transformues, objektiv strategjik kombëtar dhe prioriteti numër një i Kuvendit, pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare të 15 tetorit, për vijimin e reformave të pakthyeshme integruese e demokratizuese, garantimin e pavarësisë së pushteteve, mbështetjen e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër pandëshkushmërisë./ata