Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas tensioneve të krijuara sot në Parlament, ku deputetët e PD-së të përjashtuar, nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancë plenare.

Bardhi i është përgjigjur ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili nga Kuvendi tha se shpreson që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!”, shkruan Bardhi.

Demokrati shprehet se e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ, pasi sipas tij, rregulli për përjashtimin e tyre nga Kuvendit, është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

“Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET!”, shkruan Bardhi.

Reagimi i Bardhit

Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET!

1/3. Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!  pic.twitter.com/pweX3X7UNz

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 31, 2024

/GazetaShqiptare