Kryeministri libanez, Najib Mikati, deklaroi se një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të arrihet në ditët apo orët e ardhshme.

Në një intervistë për kanalin televiziv Al-Jadeed, Mikati tha se shpreson për një armëpushim pas një bisede telefonike me këshilltarin e lartë të presidentit amerikan Joe Biden, Amos Hochstein.

"Përpara kësaj bisede telefonike, nuk prisja që një armëpushim të ndodhte para 5 nëntorit," tha Mikati, duke shtuar se tani shpreson që armëpushimi të realizohet pas asaj që i kishte thënë Hochstein.

Mikati kujtoi se Hochstein i kishte paraqitur atij dhe kryetarit të parlamentit libanez, Nabih Berri, një propozim sekret gjatë vizitës së fundit në Bejrut.

Nga ana tjetër, mediat izraelite publikuan një dokument që pretendojnë se është draft-marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke deklaruar se ky dokument, përgatitur nga Hochstein, është shqyrtuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe këshilltarët e tij. Pritet që në ditët e ardhshme të mbahen negociatat përfundimtare./TRT