Gjigandi kinez i automobilave BYD ka kaluar rivalin e tij Tesla në shitjet e makinave për herë të parë në tremujorin e tretë të vitit 2024.
BYD raportoi të ardhura prej 201,1 miliardë juanë kinezë (28,2 miliardë dollarë) nga korriku deri në shtator, duke tejkaluar 25,2 miliardë dollarët e Teslas në të njëjtën periudhë.
Gjigandi kinez i automobilave arriti mbi një milion shitje makinash në tremujorin e tretë, duke ofruar 1,1 milion njësi, ndërsa Tesla ka shitur rreth 470.000 njësi.
Ndërkohë, vendet perëndimore po ndërmarrin hapa kundër rritjes së eksporteve të automobilave të Kinës. Komisioni i BE-së ka njoftuar tarifa shtesë doganore për importet e automjeteve elektrike nga Kina, kurse SHBA-ja dhe Kanadaja kanë vendosur një taksë 100 për qind për importet e automjeteve elektrike nga Kina./aa