Që pas atyre vërshëllimave nga tifozët e Beshiktashit për Ernest Muçin, trajneri i doli në mbrojtje futbollistit shqiptar.

Disa ndeshje radhazi si titullar dhe më pas erdhi ulja në stol kundër Galatasarait.

Por më pas Muçi do të hynte në fushë dhe realizoi një super gol nga stoli.

Tani është koha që trajneri ta shpërblej sërish Muçin, teksa sipas mediave turke, shqiptari do ta nis titullar ndeshjen e radhës kundër Kasimpasa./Tema