Probleme shëndetësore për Antonio Conten. Trajneri i Tottenhamit do t’i nënshtrohet sot një ndërhyrjeje kirurgjikale pas dhimbjeve të forta në bark.

 

53-vjeçari italian do të kryejë një operacion për heqjen e fshikëzës së tëmthit, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të rikthehet në stolin e Spurs.“I gjithë klubi i uron shërim të shpejtë”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit londinez.

 

 

Conte pritet të mungojë në sfidën Tottenham-Manchester City, e programuar për datën 5 shkurt, të cilën mund ta ndiqni në SuperSport.

 

Tottenhami renditet përkohësisht në vendin e pestë në Premier League. Objektivi i madh është sigurimi i një bilete në Champions League për sezonin e ardhshëm.