Teksa i afrohemi sezonit të vjeljes së ullirit, në vend vuhet shumë mungesa e fuqisë punëtore për shkak se individët në zonat rurale largohen në Greqi për një pagesë joshëse qe ofron shteti “Helen”.

“Sistemi i pagesave në Greqi është më i mirë. Janë mësuar vit për vit sikur fitojnë më shumë atje, ku pagesa shkon nga 60-70 euro në ditë, më tëepër jo. Ndërsa në Shqipëri pagesa shkon deri në 40 mijë lekë të vjetra. Momentalisht tregu kërkon fuqi punëtore, por është e vështirë për ta gjetur,” shprehet pronari i një fabrike vaji.

Nga ana tjetër është dhe mungesa e të rinjve të cilët kanë ulur pjesëmarrjen e tyre në tregun bujqësor për shkak të mentalitetit që kanë ose të migrimit masiv që kryhet në zonat urbane.

“Ka ikur rinia duke lëvizur në Greqi. Këtu nuk ka fuqi punëtore, brezat që po vijnë nuk po shfaqin interes për sektorin, duke u shfaqur dembel ndaj punëve të sektoerit në bujqësi’.

Mungesa e fuqisë punëtore ka qenë perherë një problematikë e shtuar për pronarët e parcelave të ullinjve kryesisht në qarkun e Fierit. Duke bërë që në disa raste të ngelen dhe ullinj pa vjelë./Tema