Sektori bankar vijoi rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti, sa i takon totalit të aktiveve dhe portofolit të kredisë.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, të gjitha bankat e kanë mbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit me fitim.

Në total, sektori raportoi një fitim neto prej 19.3 miliard lekësh, në rritje me 31% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Sipas AAB-së, totali i aktiveve në fund të muajit qershor arriti në 2 trilionë lekë, në rritje me rreth 33 miliard lekë që nga fillimi i vitit. Me bazë vjetore, rritje e totalit të aktiveve të sektorit arriti në 7.3%, nga 6.1% që kishte qenë rritja në fund të tremujorit të parë.

Portofoli i kredisë në fund të qershorit arriti vlerën e 739 miliardë lekëve, në rritje me 7.5% që nga fillimi i vitit 2024 dhe në rritje me 11.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ata