Rusët në zgjedhjet presidenciale në SHBA kryesisht janë të mendimit se kthimi i ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të çojë në përmirësimin e lidhjeve midis Washingtonit dhe Moskës.

Arsyetimi në rrugët e Moskës është i rrënjosur në pikëpamjen e mandatit të mëparshëm të Trump-it, për të cilin rusët thonë se tregoi përparim, veçanërisht në ndërveprimet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

"Trump-i është më shumë në kontakt me presidentin tonë, kështu që do të jetë më e lehtë të krijohen marrëdhënien me atë sesa me (Joe) Biden-in ose (Kamala) Harris-in", tha Evgeny, një banor në kryeqytetin rus.

Arina, një tjetër banore e Moskës, tha se ajo beson se një administratë amerikane e udhëhequr nga Trump do të rriste mundësitë për marrëdhënie më të mira dypalëshe.

"Ka shpresë për përmirësim me një president që synon lidhje më të mira me Rusinë", tha ajo.

Diana, një grua tjetër nga Moska, e përshkroi Trump-in si "një kandidat më paqësor që arriti shumë për kombin e tij".

"Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së nuk janë mirë tani, pasi Amerika është distancuar dhe është bërë aleate me Ukrainën, por ne ende e duam Amerikën. Unë besoj se marrëdhëniet mund të përmirësohen me Trump-in", tha ajo.

Kishte qytetarë edhe me pikëpamje ndryshe, siç ishte edhe Svetlana, e cila tha se ajo dinte pak për Harris-in, por përmendi se vet presidenti Putin dikur e përshkroi presidentin Biden si një politikan i "shkollës së vjetër" më i parashikueshëm.

"Ai (Putin) u pyet për Biden-in apo Trump-it dhe ai tha Biden-i sepse ai është më i parashikueshëm, i 'shkollës së vjetër' dhe Trump-i është i paparashikueshëm", tha ajo.

"Fakti është se nuk kam shikuar televizion tashmë disa javë, kështu që nuk mund të them diçka për Harris-in. Të shpresojmë për më të mirën", shtoi ajo.

Kishte edhe qytetarë që nuk dinin asgjë për Trump-in, Harris-in apo politikën e SHBA-së në përgjithësi.

"Unë nuk e njoh as Trump-in as Harris-in. Unë nuk e kam idenë kush janë ata dhe jetoj i lumtur", tha Yekaterina, banore e Moskës.

"Unë mendoj se pavarësisht se kush fiton, situata do të përmirësohet patjetër. Ndoshta jo menjëherë, ndoshta do të duhet më shumë kohë, por patjetër do të jetë më mirë. Le të shpresojmë kështu", shtoi ajo.

Aleksander, një tjetër banor i Moskës, ofroi një opsion të tretë unik, manjatin e teknologjisë Elon Musk si president i SHBA.

"As Trump dhe as Biden nuk na përshtaten, pasi të dy synojnë të dominojnë botën", tha ai.

"Musk është njeriu ynë. Ai është i zgjuar, është i pasur, nuk ka shumë për të pushtuar. Ai tashmë ka arritur atë që dëshiron. Ai është i përshtatshëm për ne", tha ai./aa