Shqipëria do të vijojë të armatoset edhe në vitin 2025.
Sipas të dhënave në projektbuxhet, në fondin e ministrisë së mbrojtjes do të jenë rreth 180 milionë lekë për të blerë dronë.
Avionët pa pilot do të jenë të armatosur së bashku me sistemet e komandimit dhe kontrollit.
Tashmë në bazën e natos në Kuçovë janë vendosur 6 avionet e parë të blerë nga Turqia, ndërsa në vizitën në Tiranë presidenti Erdogan deklaroi se do ti dhurojë shqipërisë dronë të tjerë kamikazë.
Nuk është vetëm shqipëria por edhe vendet e rajonit kanë shtuar kapacitetet ushtarake ajrore.
Një tjetër financim do të jetë edhe mbrojtja ndaj sulmeve.
Kështu parashikohet vijimi i projektit të sistemit antiajror në rang kombëtar me një vlerë prej 271 milionë lekësh, por që parashikohet të zgjasë deri në 2027 me një total prej 20 miliardësh.
Rritja e kapaciteteve nuk do të ndalet me kaq. Shqipëria parashikon të blejë Helikopter uh 60 black hawk edhe vitin e ardhshëm.
Shuma në këtë rast shkon në 6 miliardë e 600 milionë lekë.
Në këtë mënyrë do ti shtohet edhe helikopterëve të blerë më parë.
Një tjetër risi do të jetë Blerje avionesh me krahe shumë përdorimësh.
Janë 1 miliardë e 300 milionë lekë që parashikohen të investohen.
Përdorimi i tyre do të jetë si për shuarjen e flakëve por edhe për tu ardhur në ndihmë personave të mbetur në zona të thella./OraNews