Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me rradhës me Diasporën në Selanik (Greqi). Ky takim do të mbahet në 3 nëntor, ndërsa pason atë të zhvilluar në SHBA, rreth 1 javë më parë.

Rama bën me dije se këtë fundjavë do të takohet me shqiptarët e Greqisë në Selanik. Në maj të këtij viti kryeministri Rama zhvilloi takim me shqiptarët e Greqisë në Athinë.

Rama shprehet se takimi në Selanik do të zhvillohet pasnesër, ditën e diel, datë 3 nëntor.

“PASNESËR do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian. *Porto Palace Hotel, 65, 24th Octovriou Avenue, 546 28 Selanik”, shkruan Rama në Facebook./BalkanWeb