Kreu i qeverisë Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve se nuk do ta pranojnë me deklarime të pagave që nuk janë në përputhje me realitetin. Kryeministri mori shembull sektorin e ndërtimit dhe atë të turizmit, ku tha se nuk ka më paga 400 apo 500 euro.

Rama zbuloi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka dërguar shkresë bizneseve duke i thënë se nëse nuk bëjnë rishikim me deklarimet, kjo do të quhet vjedhje e pensionit dhe do të ketë pasoja penale.

“Nga pagat e rritura në sektorin publik ne marrim më shumë sigurime shoqërore. Tani çfarë po na ndodh? Pasi rritëm kontributorët në skemë, ku shumica kanë qenë nga sektori privat tani kemi një rritje të pagave reale, por kemi një fshehje nga ana e sektorëve. Nuk ekziston në Shqipëri në ndërtim pagë 500-600-700 euro, nuk ka. Pagat në ndërtim janë mbi 800 euro. Kur sheh pasqyrat që deklarojnë 500-600 euro. Pse? Sepse ne kemi bërë që për pagat deri në 500 euro nuk ka tatim, por ka sigurime shoqërore patjetër. Këta ju japin 500 euro në bankë dhe i thonë na dhe 500 të tjera në dorë. Ja ku u vodh një pensionist, ndërkohë që ky tjetri që i merr këto i hap vetes gropën kur të dalë në pension. E njëjta gje ndodh me sektorin e turizmit. Pagat në turizëm janë paga si në Greqi, prandaj dhe këtë vit kemi parë fillim të një trendi kthimesh nga Greqia. Ne nuk do tja pranojmë më deklarime të tilla dhe tani Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka cuar një njoftim tek të gjitha bizneset që të kenë parasysh që në deklarimin e pagave që bëhet në fund të vitit të mos vjedhin pensionistët, por të deklarojnë pagat reale. Nëse do na vijnë deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin do kthehet prapësht dhe do ti themi nëse nuk e rishikon pasojat janë penale jo civile dhe për ne është vjedhje e pensioneve”, tha nder te tjera Rama.

Me tej kryeministri u shpreh se me “ne rritjen e jetëgjatësisë duhet të shohim rritjen e kohës përpara daljes në pension. Pra ti japim mundësi të punojnë më shumë. Nga ana tjetër dëgjojmë shumë pensionistë që thonë unë dua të punoj”./GazetaShqiptare