Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia Al Sudani.
Presidenti Erdoğan e priti kryeministrin Sudani në Pallatin Vahdettin në Istanbul.
Pas një shëtitje në pallat, Erdoğan dhe Sudani kaluan në një takim.
Në takimin midis presidentit Erdoğan dhe kryeministrin Sudani u trajtuan marrëdhëniet Türkiye-Irak, si dhe çështjet rajonale dhe globale.
Presidenti Erdoğan në takim shprehu kënaqësinë e vendit të tij për hapat që qeveria e Irakut ka hedhur në luftën kundër organizatës terroriste PKK/KCK.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryediplomati turk, Hakan Fidan./aa