Uragani Milton u përplas dje në Florida, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe duke shkaktuar viktima në bregun lindor të shtetit.

Stuhia e kategorisë së tretë shkaktoi një seri tornadosh në bregun perëndimor të shtetit përpara se të zbriste nga Gjiri i Meksikës, njoftoi NBC News.

Deri në mëngjesin e sotëm, uragani ishte dobësuar duke rënë për dy kategori, me qendrën e tij rreth 72 kilometra në jugperëndim të Cape Canaveral dhe erëra me shpejtësi 145 kilometra në orë.

Zyrtarët në St. Lucie konfirmuan se kishte viktima për shkak të tornadove në brigjet e Atlantikut të Floridës, por nuk specifikuan një numër të saktë.

Milton, uragani i tretë që godet Floridan këtë vit dhe i pesti në gjithë SHBA-në, ka lënë mbi dy milionë banorë në errësirë ​​në mbarë vendin, sipas CNN.

Presidenti Joe Biden njoftoi se ishin vënë në funksion mijëra pjesëtarë ekipesh federale, duke përfshirë mbi 1.000 anëtarë të rojës bregdetare, për të ndihmuar zonat e prekura./aa