Është periudha e prodhimit të vajit të ullirit. Në fshatin Dushk të Lushnjës është zhvilluar festa e ullirit. Banorë të zonës ekspozuan në një panair prodhimet e tyre.
“Këto festa lokale që ne kemi nisur në çdo njësi administrative janë për të promovuar zonën, pamjet piktoreske që ne kemi, po patjetër edhe punën edhe kulinarinë e zonës”- tha kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa.
Në Dushk të Lushnjës janë të kultivuara me ullinj rreth 400 hektarë, ndërsa prodhimi arrin deri në 300 ton vaj./ata