Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri, që u fitua nga kuqezinjtë në stadiumin “Mikheil Meskhi” me rezultatin 1-0.
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë me 26,875 mijë euro Federatën e Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe transmetimin e mesazheve jo sportive.
Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Gjeorgji-Shqipëri:
- Të gjobisë FSHF-në në vlerën 6,875 euro për hedhjen e sendeve.
- Të gjobisë FSHF-në në vlerën 20,000 euro për transmetimin e mesazheve jo sportive.
- Vlera totale e gjobës, prej 26,875 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.
FSHF fton tifozët e Kombëtares kuqezi që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar, të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar.
Renditja në Grupin B1 pas 4 ndeshjeve të luajtura:
- Çekia 7 pikë
- Gjeorgjia 6 pikë
- Shqipëria 6 pikë
Ukraina 4 pikë
/ata