Së fundmi, një nga futbollistët më të suksesshëm në botë dhe i admiruar për nga përgatitja fizike dhe kujdesi shëndetësor, Cristiano Ronaldo, si dhe shumë sportistë të tjerë janë bërë kryetemë pasi kanë aplikuar Hixhamen si metodë alternative dhe tradicionale të mjekësisë.

Për futbollistin Cristiano Ronaldon, një njeri që vazhdimisht i shtyn kufijtë e tij fizikë në fushën e futbollit, Hixhamja mund të jetë një mënyrë për të gjetur ekuilibrin dhe për të ruajtur aftësitë e tij sportive. Seancat stërvitore rraskapitëse, ndeshjet me intensitet të lartë dhe kërkesat për të qenë një superstar i futbollit botëror mund të dëmtojnë trupin dhe mendjen e tij.

Si rezultat i përkushtimit ndaj zanatit të tij dhe ndaj vetes, Cristiano Ronaldo mban shenjat e Hixhamës në trup si simbole nderi. Këto gjurmë rrethore bëhen një dëshmi e përkushtimit për të qëndruar në kulmin e lojës së tij dhe për të përqafuar urtësinë e lashtë në një botë moderne.

Hixhamja dhe dobitë e saj

Hixhamja ose terapia e kupave është tërheqja e gjakut të keq nga trupi që ka shkaktuar një sëmundje të caktuar ose mund të shkaktojnë sëmundje në të ardhmen për shkak të akumulimit dhe mbushjes së tij me përzierje të dëmshme.

Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.

Origjina e hixhames

Kjo metodë e lashtë mjekësore tani më e përhapur kudo, është aplikuar nga Egjipti i lashtë që nga viti 2200 para Krishtit, në Asiri që nga viti 3300 para Krishtit, e deri në Kinë.

E për ta kuptuar më së miri rëndësinë e hixhames mjafton të kujtojmë se kjo praktikë është miratuar edhe nga personi më i dashur i njerëzimit.

Arabët e vjetër e njohën Hixhamen dhe Islami e miratoi këtë metodë, madje profeti Muhamed, i cili ishte praktikues i saj, kishte thënë: “Mënyra më e mirë me të cilën mund të kuroheni është hixhamja.”/TRT