Jose Mourinho mbetet protagonisti më absolut në Turqi. Firon apo jo skuadra e tij Fenerbahçe, ai gjithmonë mbetet në faqet e para, në sajë të deklaratave dhe veprimeve që gjithmonë do të shkaktojnë bujë.

E fundit ndodhi të dielën, teksa Fenerbahçe mposhti Trabzonspor me rezultatin 2-3 vetëm në minutën e 12 të kohës shtesë, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatiti turk. Një fitore e vuajtur ku “Kanarinave” iu desh të përmbysnin rezultatin, për një fitore që e mban ende të hapur garën për titull me kampionët në fuqi të Gallatasaray.

Të gjithë i rikujtojmë festimet e ekzagjeruara të trajnerit portugez, në të kaluarën, atë në sfidën Manchester United-Porto për Champions League, por Siena Inter pas golit në fund të realizuar nga Maicon, sa për të përmendur dy shembuj, me Josen që vrapon në fushë e feston sikur të ishte një futbollist.

Por më shumë se sa festimi i golit, ajo që “goditi” pas ndeshjes ishin sigurisht deklaratat e portugezit që thumboi kampionatin turk, kjo pas polemikave të radhës, për një penallti të padhënë ekipit të tij.

“Unë personalisht nuk i kam ndjekur kurrë ndeshjet e kampionatit turk. Kam bindjen se jashtë në Evropë janë të shumtë si unë. Ndoshta vetëm vajza ime  mund ta ndjeki këtë kampionat. Mendoj se ky organizim ka treguar limitet e tij, situatën e shoh shumë gri dhe aspak të këndshme”./BalkanWeb